Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë?

Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë?

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradianj është përgjigjur pasi u sulmua se po shfrytëzon nënën e tij për fushatë.

“Po e kam nënën gjallë, çka ka faj nëna ime që është gjallë? Është më se e thjeshtë, unë vëllezërit s’i kam, e kam nënën gjallë, a duhet me u bë pengesë kjo? Ose nëse eventualisht me më ballafaqu me emocionet e nënës, unë tash po u dashka me u sjell si guri, si jo njerëzor”, u shpreh Haradinaj.

“Unë nuk e them këta që me i mohu të tjerët ose me u veçu, po kam qenë luftëtar i luftës, nuk e kam leshu në asnjë orë fronin e luftës. I kam pa t’u m’u vra plot, e me duar të mia i kam shti në dhe plot, unë asnjëherë nuk mundohem mos me pa përpara. I kam kry punët që më presin nëse ma jep votuesi votën”, deklaroi Haradinaj në Klan Kosova.

Haradinaj gjithashtu theksoi se Kosova është një popull me vlera dhe se shumë studiues të huaj e kanë lavdëruar këtë karakteristikë të popullit shqiptar./Periskopi/

Shpërndaje në: