Haradinaj: Dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese e dëmton politikisht të ardhmen e Kosovës

Haradinaj: Dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese e dëmton politikisht të ardhmen e Kosovës

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se se asnjë proces i anëtarësimit të vendit tonë nuk do të ishte fitore nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit.

Në profilin e saj në “X”, Haradinaj-Stublla, ka shkruar se secili veprim i institucioneve tona drejt themelimit të Asociacionit të pretenduar jashtë nenit 44, e dëmton Kosovën, transmeton Telegrafi.

Jo Këshilli i Evropës, por as NATO e BE, e aq më pak ‘njohja dejure nga Serbia’ NUK do të ishin fitore për Kosovën nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit (me kompetenca jashtë nenit 44 të Kushtetutës), Secili veprim i institucioneve tona drejt themelimit të Asociacionit të pretenduar jashtë nenit 44 – madje edhe vetëm dërgimi i draftit në Kushtetuese e dëmton rëndë jo vetëm ligjërisht, por edhe politikisht të ardhmen e Republikës së Kosovës”, ka pohuar ajo.

Haradinaj, thekson se Kosova ka kryer këtë obligim në vitin 2015.

“Këtë obligim Kosova e ka kryer në vitin 2015, kur edhe Serbia është pajtuar me autoritetin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila e hodhi poshtë substancën e konceptit të këtij Asociacioni dhe udhëzoi institucionet që të implementojnë një version që nuk del jashtë nenit 44 (mes tjerash)”.

Shpërndaje në: