Haradinaj: Epopeja e UÇK-së është e skalitur me emrat e heronjve, dëshmorëve e martirëve tanë

Haradinaj: Epopeja e UÇK-së është e skalitur me emrat e heronjve, dëshmorëve e martirëve tanë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në përvjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka kujtuar komandantin legjendar Adem Jasharin, i cili me tërë familjen i dhanë fundin armikut.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se familja Jashari e çoi në vend amanetin e patriotëve të të gjitha kohërave, raporton Periskopi.

“Epopeja e UÇK-së është e skalitur me emrat e heronjve, dëshmorëve e martirëve tanë, është kohë që kthen në kujtesën tonë kolektive emrat e atyre që flijuan jetën për liri, invalidëve të luftës, veteranëve dhe të pagjeturve në të gjitha trojet shqiptare! Në këtë datë të shënuar, kujtojmë komandantin legjendar, Adem Jashari, i cili me tërë familjen i dhanë fundin armikut, duke çuar në vend amanetin e patriotëve të të gjitha kohërave. Lavdi familjes emblematike Jashari, lavdi të rënëve ndër breza dhe luftës së UÇK-së”, ka shkruar ai./Periskopi

 

Shpërndaje në: