Haradinaj – Gashit: Vendimi i parë si kryetar do të jetë shkarkimi i Hajrije spikericës dhe 16 të tjerëve që marrin rroga e nuk shkojnë në punë

Haradinaj – Gashit: Vendimi i parë si kryetar do të jetë shkarkimi i Hajrije spikericës dhe 16 të tjerëve që marrin rroga e nuk shkojnë në punë

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Daut Haradinaj, i ftuar në një emision televiziv, duke iu përgjigjur analistit Shkëlzen Gashi në pyetjen se cili do të jetë vendimi i parë i tij nëse zgjidhet kryetar i Prishtinës.

Haradinaj, duke iu përgjigjur Gashit ka thënë vendimi i parë i tij si kryetar do të jetë shkarkimi i Hajrije spikericës dhe 16 të tjerëve që marrin rroga e që nuk shkojnë fare në punë.

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, i ftuar në një emision televiziv ka komentuar refuzimin e kandidatit të VV-së, Arben Vitia për t’u ballafaquar në një debat publik.

Haradinaj ka theksuar se Vitia po i ikë debatit për shkak që ka dështuar si drejtor dhe si ministër i Shëndetësisë.

“Me mu pas vra në luftë 700 njerëz mkish ardhë marre dhe e kisha ulë krytë. Nuk kisha dalë para popullit tim, e lëre më me vdek prej virusit e mos me kërku falje”, ka thënë Haradinaj.

Shpërndaje në: