Haradinaj: Gjendja në ‘’Emshir” është mizere, Prishtinës i duhet një kryetar i guximshëm

Haradinaj: Gjendja në ‘’Emshir” është mizere, Prishtinës i duhet një kryetar i guximshëm

Kandidati për kryetar të Prishtinës, nga radhët e AAK’së Daut Haradinaj, tha se arsyeja pse qytetarët e Prishtinës duhet ta votojnë atë për kryetar atë është sepse, kryeqytetit i duhet një kryetar i guximshëm dhe vendimarrës, përcjell Periskopi.

Ai në ATV, ka marrur shembull projektin në lagjen e Emshirit që sipas Haradinajt është bllokuar shkaku i një personi fizik.

“Unë po flaës që këo punë nuk vjen kërkush me na kry punë, duhet na me kry punë. Duhet me qenë një kryetar që merr vendime, i guximshëm, jo për shkak të një personi fizik të bllokohet një projekt në Emshir që i ka shkatërruar mijëra familje. Kur është tempertuar 40 grad krejt ajo pjesë, për shkak të kolektorit që nuk është përfundu, është gjendje mizere, arsyetimi është se ka pasur pengesë nga një person fizikë.”/Periskopi

Shpërndaje në: