Haradinaj: Ky zotnia jonë Albini, a e pat qysh i refuzojke projektet amerikane, thu ti është t’u e kallxu motin

Haradinaj: Ky zotnia jonë Albini, a e pat qysh i refuzojke projektet amerikane,  thu ti është t’u e kallxu motin

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj thotë se është i habitur se si kryeministri Albin Kurti me gjakftohtësi refuzonte projekte të mëdha amerikane, transmeton Periskopi.

‘’Na duhet me kanë atraktiv me Amerikën, me shtet ligjor, siguri. I patëm dy herë opsionet amerikane, Contour Global. Ky zotnia jonë, gazsjellësi amerikan, 200 milionë pare falë, edhe niherë i tha jo. A e pat me cfarë gjakftohtësie folke thu ti është t’u e kallxu motin. Është e pabesueshme. Këto janë situata serioze.’’, ka thënë ai në Debat Plus.

Tutje ai ka theksuar se  sjellja e Kurtit në raport me këtë projekt është e rrezikshme për Kosovën./PERISKOPI/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: