Haradinaj: Ministria e Bujqësisë me dashje bëri padrejtësi ndaj operatorëve që kanë mbi 100 hektarë vreshta, padrejtësia s’kalon

Haradinaj: Ministria e Bujqësisë me dashje bëri padrejtësi ndaj operatorëve që kanë mbi 100 hektarë vreshta, padrejtësia s’kalon

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se vendimi i Gjykatës Supreme kundër tendencës diskriminuese të operatorëve që kanë mbi 100 hektarë vreshta apo kultura të tjera, t’u përgjysmohen subvencionet, dëshmon se e drejta mbrohet me ligj, pavarësisht tendencave të Ministrisë së Bujqësisë, raporton Periskopi.

Ai ka thënë se Kompania “Stone Castle” sot triumfoi kundër padrejtësisë institucionale që iu shkaktua me dashje nga Ministria, përcjell Periskopi.

Postimi i tij i plotë:

Ky vendim i Gjykatës Supreme kundër tendencës diskriminuese të operatorëve që kanë mbi 100 hektarë vreshta apo kultura të tjera, t’u përgjysmohen subvencionet, dëshmon më së miri se, përkundër tendencave të Ministrisë së Bujqësisë, e drejta mbrohet me ligj dhe gjykatë.

Kompania “Stone Castle” sot triumfoi kundër padrejtësisë institucionale që iu shkaktua me dashje nga Ministria.

Më bën krenar puna e palodhshme dhe fuqia prodhuese e këtyre investitorëve që po e lartësojnë Kosovën në aspekt global me verërat më cilësore në Ballkan e më gjerë.

Padrejtësia nuk kalon.

Shpërndaje në: