Haradinaj: Ndale grevën ose jep dorëheqje Albin Kurti

Haradinaj: Ndale grevën ose jep dorëheqje Albin Kurti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se ai që duhet të gjejë zgjidhje për grevën është kryeministri e askush tjetër.

Përmes një reagimi të ashpër në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se kryeministri Kurti I ka dy rrugë, ose të gjejë zgjidhje ose të lëshojë rrugë.

“Nuk ka një rast tjetër në kohë paqeje që shkollat mbeten të mbyllura njē muaj. Kryeministri ose duhet të gjejë zgjidhje, menjëherë, ose duhet ta pranojë se është i paaftë dhe të lëshojë rrugë!”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se debati për sindikatat është tallje me popullin.

“Debati që ai e ka hapur me sindikatat, është tallje me një popull dhe shprehje e paaftësisë së tij. Sindikatat mund të jenë aty për t’ia nxirë jetën atij e çdo kryeministri tjetër dhe mund të jenë kundër tij e me dreqin e me të birin, por ai që duhet të gjejë zgjidhje është kryeministri e askush tjetër!”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj shtuar se Kurti e ka bllokuar shtetin me kryeneqësinë e tij.

“Kush je ti që i ke dhënë të drejtë vetes që t’i lësh në rrugë 300 e sa mijë fëmijë!? A e di që e ke bllokuar krejt shtetin me kryeneqësinë tënde! Shkarkoje që sonte ministren e arsimit dhe merr vendim për hapjen e shkollave. Mos shko më larg sepse edhe ashtu ke kapërcyer çdo kufi! Boll ma!”, ka përfunduar Haradinaj. /Periskopi/

Shpërndaje në: