Haradinaj: Ndarja nga jeta e Hekuran Hoxhës, na tronditi të gjithëve – e kishim koleg shumëvjeçar në Aleancë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se viktima e sotme në Veternik të Prishtinës, është ish-kandidati i AAK-së për deputet, Hekuran Hoxha.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Hoxha “u dallua gjithmonë për afërsinë, korrektësinë dhe respektin ndaj gjithsecilit”.
Postimi:
Hekuran Hoxhën e kishim koleg shumëvjeçar në Aleancë. Qysh në rininë e tij, ai ishte i angazhuar në aktivitetet politike në kuadër të Aleancës, ku u dallua gjithmonë për afërsinë, korrektësinë dhe respektin ndaj gjithsecilit.
Ndarja e tij nga jeta na tronditi të gjithëve!
Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së nderuar Hoxha, miqve dhe të gjithë kolegëve në Aleancë.
Qoftë i përhershëm kujtimi për ty, Kani! /Periskopi/
Personi që dyshohet se u vetëvra në Veternik ishte kandidati i AAK’së për deputet



