Haradinaj në fotografi me Majlinda Kelmendin për 11 vjetor, e quan heroinë të ditëve të sotme

Haradinaj në fotografi me Majlinda Kelmendin për 11 vjetor, e quan heroinë të ditëve të sotme

Kryeministri Ramush Haradinaj ka dalë në një fotografi me xhudistët kosovare dhe trajnerin e tyre Driton Kuka. Ai ka thënë se duhet kujtuar puna madhore e grave dhe burrave që në historinë e sotme po ndërtojnë shtetësinë e Kosovës.

“Në përvjetorin e njëmbëdhjetë të Pavarësisë së Kosovës, përkulemi para veprës madhore të grave dhe burrave që u flijuan ndër breza dhe punuan për krijimin dhe ndërtimin e shtetit tonë. Mirënjohje heroinave dhe heronjve të sotëm, që po japin më të mirën nga vetja për ta lartësuar emrin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare. Ta përfaqësosh dhe t’i shërbesh atdheut, do të jetë gjithmonë nder dhe detyrë”, ka shkruar kryeminsitri nga festa e pavarësisë në Klan Kosova në Facebook. /Periskopi/

Shpërndaje në: