Haradinaj nuk e përfill kërkesën e Grenell: Taksa hiqet vetëm kur Serbia të njohë Kosovën

Periskopi.com Lajme

Ramush Haradinaj zbuloi në Open se ka pasur një telefonatë me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së ambsadorin Richard Grenell, me të cilin thotë se ka diskutuar për disa çështje për Kosovën.

Gazetarja e pyeti Haradinajn përse nuk u takua më ambasadorin amerikan, ndërkohë që kreu i Qeverisë në detyrë tha se gjërat u diskutuan në telefon.

“Unë po e zbuloj këtu tek ju se kam pasur një bisedë telefonike me zotin Grenell dhe kam pasur takime më përpara me të në Berlin”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkohë, Haradinaj u pyet edhe për ultimatumin që zyrtari amerikan e dha për taksën. Ai flet njëlloj, duke thënë se ajo nuk mund të hiqet.

“Nuk mund të hiqet taksa pa pasur një marrëveshje me Serbinë. Ai duhet të na sjellë një marrëveshje te konsoliduar me Serbinë dhe e heqim taksën”, shtoi Haradinaj.

Haradinaj vazhdoi duke thënë se nuk do ta heqë taksën për t’i fituar zgjedhjet Vucic, por ai do ta hiqte atë kur Serbia ta njohë Kosovën.

“Po unë e heq taksën kur Vuçiç të njohë Kosovën. Nuk e heq taksën për të fituar zgjedhjet Vuçiç në pranverë. Në qoftë se Serbia njeh Kosovën unë tani bëj mbledhje qeverie dhe e heq taksën- tha Haradinaj. Për çështjet e Kosovës duhet të flasë edhe Kosova”, ka thënë kryeministri në detyrë në Top Channel.

Sidoqoftë, njeriu i Trump gjatë takimeve me presidentin Thaci por edhe me Albin Kurtin e Isa Mustafën, e theksoi nevojën për heqjen e taksës dhe rinisjen e dialogut.

Shpërndaje në: