Haradinaj – Serbisë: Kemi ushtri, e kemi KFOR’in e besa na kanë mbetë edhe do t’vjetra

Haradinaj – Serbisë: Kemi ushtri, e kemi KFOR’in e besa na kanë mbetë edhe do t’vjetra

Daut Haradinaj, shef i GP të AAK-së, thotë se tema e ndryshimit të kufijve nuk është më në tavolinë. Duke folur për situatën në veri ai ka thënë në dpt te Fidani, se Serbia nuk mund të bëj invasion në veri sepse Kosova do t’i përgjigjej.

“Nëse  celet kjo temë, atëherë shqiptarët kanë të drejtë për bashkim qoshëm’qosh kah është shqiptari. Nëse dikush tenton me bo invasion në veri, u përgjigjemi, jemi këtu me ushtri, me KFOR, e na kanë mbetë edhe do të vjetra bile”, ka thënë Haradinaj.

“Nëse Serbia i dërgoi 100 mjek në veri edhe na kemi mujtë me i dërgu 100 mjek në pjesën tjetër, por mendoj se gjuha duhet me u rujtë në këtë situatë të rëndë të panedmisë”, ka thënë Haradinaj./PERISKOPI/

Shpërndaje në: