Haradinaj takohet me Kilajn: I urova kthimin e tij në shtëpi
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me Isni Kilaj, i cili u lirua ditë më parë nga burgimi në Hagë me kushtin e dorëzimit të 40 mijë eurove.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shprehur gëzimin e tij për ribashkimin me mikun e vjetër, duke theksuar mbështetjen e Kilajt ndaj lirisë dhe Kosovës.
“Isni Kilaj krah nesh sërish! Sa kënaqësi e madhe është të takosh miq të vjetër, njerëz që gjithmonë kanë qëndruar në krah të lirisë dhe të Kosovës. I urova kthimin e tij në shtëpi, pranë familjes dhe miqve. Ai ka qenë pjesë e listës sonë në zgjedhjet e fundit, dhe është nder për ne që ta kemi përsëri pranë.E falënderojmë nga zemra për sherbimin ndaj Atdheut!E vërteta triumfon. Kosova qëndron!”, shkroi Haradinaj./Periskopi
Postimi i plotë:



