Haradinaj thirrje Qeverisë në detyrë: Hiqni çdo taksë ndaj SHBA-së
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar heqjen e taksës ndaj produkteve të SHBA-së.
“HIQNI ÇDO TAKSË NDAJ SHBA-SË”, ka shkruar Haradinaj.
Reagimi i tij vjen pasi SHBA i vendosi 10% taksë Kosovës – minimalën krahasuar me shtetet e tjera që presidenti Donald Trump ndërmori ndaj shteteve të tjera.
Deri më tani produktet amerikane që kanë hyrë në Kosovë kanë pasë 10% taksë, transmeton Periskopi.
Edhe presidentja Vjosa Osmani dje tha se i ka kërkuar zyrtarisht Qeverisë që të heqë këtë taksë për një tregti të lirë me SHBA-në.
Tarifat e Trumpit u bën shkas për t’u përplasur Presidenca e Qeveria në detyrë



