Haradinaj thotë se moslejmi i kandidimit të Albin Kurtit nuk është gjë e mirë për demokracinë

Haradinaj thotë se moslejmi i kandidimit të Albin Kurtit nuk është gjë e mirë për demokracinë

“Nuk është mirë për demokracinë që lideri i opozitës të mos lejohet të kandidojë. Kjo nuk është në rregull. Gjykatat po i mbajnë kriteret e ligjeve shumë të avancuara, kurse po jetojmë në një realitet tjetër”, kështu thotë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, teksa flet për kreun e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, të cilit i është ndaluar mundësia për të kandiduar deputet i Kuvendit të Kosovës.

Për më shumë, Haradinaj  përmendi edhe rastin e presidentit rus, Putin, që sic tha ai, po ia ndalon liderit të opozitës kandidimit, dhe kjo sipas tij,  po duket diktaturë.

“Nuk bën të ndodhë në një demokraci ndalimi i kandidimit të kryetarit të opozitës”, deklaroi ai në një emision.

Tutje ai për Vjosa Osmanin dhe kërcënimin ndaj Valdete Dakës, Haradinaj thotë:

”Presidentja duhet me bo kujdes, sepse nuk është veç pjesë e Vetëvendosjes  dhe nuk guxon të sillet me anshmëri”/PERISKOPI/

 

 

 

 

Shpërndaje në: