Haradinaj: Unë jam ba edhe kumbarë me çu vendin dy herë në zgjedhje

Haradinaj: Unë jam ba edhe kumbarë me çu vendin dy herë në zgjedhje

Kandidati për president, Ramush Haradinaj ka treguar për sakrificat e tij në interes të Kosovës, transmeton Periskopi.

‘’Unë jam ba edhe kumbarë me çu vendin dy here në zgjedhje. AAK edhe unë synojmë në përgjegjësi me i mbrojtë interest e Kosovës ashtu siç besojmë ne’’, ka thënë ai në një debat.

Tutje Haradinaj, ka shpalosur arsyet se përse pikërisht ai duhet të jetë presidenti i ardhshëm i Republikës së Kosovës.

Haradinaj theksoi se orientimi i tyre ka të bëjë me temat  për vendin, siç është përballja me presione, pengesat që mundohet t’ia bëjë Serbia në planin e ardhshëm, çështja e sigurisë në përgjithësi deri tek anëtarësimi në NATO.

E për këtë, i pari i AAK’së, Haradinaj thotë se mendon që ai dhe kjo parti dhe ajo çka përfaqësojnë është adekuate për këtë kohë.

“Orientimi i Aleancës dhe i imi ka të bëjë me temat që e presin vendin. E para është përballja me presionet, pengesat dhe izolimet që mundet me ia bë Kosovës Serbia. Është çështja e sigurisë e deri te anëtarësimi në NATO, çështja e unitetit dhe të gjitha këto spjegohen me ruajtjen e Kushteteutës dhe vendit”, ka thënë Haradinaj.PERISKOPI

 

Shpërndaje në: