Haradinaj: Urojmë që nën udhëheqjen e Papës së ri të ndodh edhe njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar zgjedhjen e Papës së ri, Papa Leoni i XIV. Ai ka shkruar se ‘uron’ që nën udhëheqjen e tij të ndodh edhe njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë, përcjell Periskopi.
Postimi i plotë:
Urimet më të përzemërta Shenjtërisë së Tij, Papa Leoni XIV, për zgjedhjen në krye të Selisë së Shenjtë.
Lutemi që udhëheqja e tij të jetë e bekuar me paqe dhe drejtësi, për të mirën e mbarë njerëzimit dhe për një botë të bashkuar rreth vlerave të paqes.
Urojmë që nën udhëheqjen tij të ndodh edhe njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë!



