Haradinaj uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Një mike e pazëvendësueshme për Kosovën
Me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur urimet e tij për popullin amerikan.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar rëndësinë e veçantë që ka miqësia dhe aleanca me SHBA-në për Kosovën, duke e cilësuar Amerikën si një partnere historike dhe një mike të pazëvendësueshme.
“Urime Dita e Pavarësisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Një aleate historike, një mike e pazëvendësueshme për Kosovën!” ka shkruar Haradinaj./Periskopi/



