Haradinaj vazhdon me kritika ndaj Qeverisë: Arsimi është goditur rëndë nga Qeveria Kurti

Haradinaj vazhdon me kritika ndaj Qeverisë: Arsimi është goditur rëndë nga Qeveria Kurti

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj po vazhdon ta kritikojë qeverinë Kurti duke ia përmendur dëmet që ia ka shkaktuar secilit sektor, shkruan Periskopi.

Këtë herë Haradinaj ka përmendur sektorin e arsimit dhe siç thotë ai vlera e dëmit që ka shkaktuar qeveria Kurti ndaj arsimit ka arritur  mbi 31 milionë euro.

Tutje ai shton se aprovimi i Ligjit të Pagave, është domosdoshmëri.

Kujtojmë se në qeverinë Kurti ka pasur shumë protesta nga MAShT.

Postimi i tij i plotë:

Më herët kemi paraqitur dëmin e shkaktuar ndaj policëve, shërbyesve civil dhe personelit shëndetësor, për shkak të neglizhencës së qeverisë.
Por, dëmi më i madh nga papërgjegjësia e Qeverisë Kurti i është shkaktuar sektorit të Arsimit.
Mësimdhënësit, edukatorët, pedagogët, bibliotekistët, administrata e udhëheqja e sektorit arsimor, janë goditur rëndë nga Kurti, e vlera e dëmit të shkaktuar është mbi 31 milionë euro.
Aprovimi i Ligjit të Pagave, është domosdoshmëri.

 

Shpërndaje në: