Haradinaj: Vetëvendosje është nervoz kohën e fundit, ka rënë besimi në Albin Kurtin (Video)

Haradinaj: Vetëvendosje është nervoz kohën e fundit, ka rënë besimi në Albin Kurtin (Video)

Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se Vetëvendosje kohën e fundit është shumë nervoz.

Ja deklarata e tij pas mbledhjes së Qeverisë:

“Po hetohet një nervozizëm në Vetëvendosje. E pashë Glaukun kur del në foltore, prej një djali me qasje më të kujdesshme, këtë fjalën kriminalizim e kanë bë pjesë të fjalorit. Thojke për kontratën e Contour Global, me qujtë këtë kontratë kriminale, me naj fjalë që e ka dëgju rrugëve, është pak gabim.  Është cështja e rënies së Vetëvendosjes, kur i kam pyet disa miq pse ju ka ra besimi, tha nuk kanë forca me i paraqitë temat. Tha i kanë mësu qytetarët me i trajtu temat me militantizëm, nervozizëm, presion që kryesisht ban, por nuk ju jep mjaftueshëm efekte. Most ë kalon në shabllon. E shoh pse ka ndodh ky menjëherë ky revolucioni vrap, është çështja e besimit të zotit Kurti realisht”, ka thënë kryeministri./Periskopi/

Shpërndaje në: