Hasani thotë se Osmani do të “shkelte Kushtetutën” nëse s’ia jep fare mandatin partisë së dytë

Hasani thotë se Osmani do të “shkelte Kushtetutën” nëse s’ia jep fare mandatin partisë së dytë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se nëse Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ia jep mandatin për formimin e qeverisë partisë së dytë në rast se partia e parë dështon të sigurojë shumicën parlamentare, një veprim i tillë do të përbënte shkelje të Kushtetutës së vendit.

“A mund të ndodh që Presidentja nuk ja jep fare mandatin partisë së dytë në rast së partia e parë dështon t’i sigurojë numrat për formimin e institucioneve?” – pyeti gazetari Fidan Jupolli.

“Nëqoftëse Vjosa Osmani e bën atë, ajo e shkel Kushtetutën ma zi se Famir Sejdiu dhe përfundon keq. Jam i sigurt. S’mund ta merr një vendim të tillë, ajo është shkelje e Kushtetuës.” – tha Hasani në klankosova transmeton Periskopi.

Shpërndaje në: