Haxhi Avdyli nën sulme kibernetike: S’duhet ta humbisni postimin epik të Ehat Miftarajt

Haxhi Avdyli nën sulme kibernetike: S’duhet ta humbisni postimin epik të Ehat Miftarajt

Deputeti Haxhi Avdyli u bë lajm mbrëmë – larg të gjitha zhvillimeve reale politike – me një video që u pa në profilin e tij në Facebook, me mbishkrimin se shumica e këngëtarëve të njohur serbë, kanë prejardhje shqiptare ose boshnjake.

(Nga video që figuronte në profilin e deputetit Avdyli) 

Mirëpo, më të vërejtur këtë, zoti Avdyli bëri një sqarim, ku tha se ‘i është hakuar llogaria në Facebook’.

Haxhiu do të shkruante kështu:

Të nderuar miq, në 2 ditët e kaluara kam marr lajmërime për tentimin për hyrje ilegale në faqen time të facebook-ut.

Si duket perkohësisht edhe ia kan dalë për ta hakuar faqen time dhe për të bërë edhe një postim.

Postimi i fundit për këngëtarë serb me emra shqiptarë nuk është bërë nga unë.

Pas këtij postimi, jam lajmeruar, e menjëherë kam marrë masa. Me ndihmën e miqëve të mi, ekspertë të sigurisë kibernetike kemi arritur që pas disa orëve ta rikthejmë faqen në pronësi e menaxhimin tim.

Ju faleminderit për mirëkuptim.


Lidhur me këtë, ne pamë një reagim epik nga Ehat Miftaraj, i cili e quajti sqarimin e Avdylit ‘margaritar pas margaritari’.

Ja postimi i plotë i Miftarajt, që na la shumë përshtypje:

Lajm i mirë rikthimi i Facebook-ut nën kontroll të deputetit Avdyli.

I trishtë fakti që për dy ditë, i është hakuar llogaria në Facebook, sikurse lajm i jashtëzakonshëm që personat e paautorizuar kanë publikuar/keqperdorur llogarinë e tij me vetem nje lajm te postuar, dhe lajm edhe me i jashtezakonshem qe me eksperte te kibernetikes dy ore pas postimit te lajmit e ka kthyer llogarine nen kontroll/menaxhim.

Margaritarë pas margaritari!

Natën e mirë miq. Mjaft për sonte!

P.S. 1: Sidoqoftë, pa paragjykuar të vërtetën, Periskopi i uron rehati me llogaritë në rrjete sociale deputetit Avdyli.

P.S.2: Ky lajm është publikuar edhe në rubrikën tonë të argëtimit  – Fun.

Shpërndaje në: