Haxhi Raci pyet Ministrinë: Ku janë paratë e subvencioneve për bujqit?

Haxhi Raci pyet Ministrinë: Ku janë paratë e subvencioneve për bujqit?

Kandidati për deputet me numër 90 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Haxhi Raci ka reaguar ashpër lidhur me vonesat në ekzekutimin e subvencioneve për bujqit, raporton Periskopi.

Raci në një postim në Facebook ka pyetur institucionet përgjegjëse për ato mjete, pasi sic thotë ai, bujqit po përballen me vështirësi financiare.

Ndryshe, për këto subvencione të ndara, Periskopi ka dërguar pyetje qe dy javë në drejtim të Ministrisë së Bujqësisë, por që nuk kanë kthyer ende asnjë përgjigje.

Postimi i plotë: 

Buxheti për vitin 2025 është miratuar dhe mjetet për subvencionimin e bujqëve janë të ndara në buxhet.

Ku janë paratë e subvencioneve për bujqit?

Qitni PARET!

Bujqit tanë mezi po i përballojnë shpenzimet.

Nuk latë asgjë në këtë shtet pa e prishur e degraduar.

Boll është boll.

 

Shpërndaje në: