Haxhiu: Absurditet, Albin Kurti pranoi lojën e Serbisë për arkivat joekzsitente të UÇK-së

Haxhiu: Absurditet, Albin Kurti pranoi lojën e Serbisë për arkivat joekzsitente të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se ‘Albin Kurti pranoi lojën e Serbisë për arkivat joekzistente të UÇK-së’.

Ai shkruan:

Absurditet!!!

Albin Kurti pranon lojën e Serbisë për arkivat joekzistente të UÇK-së.

Albin Kurti me këto deklarata dhe marrëveshje justifikon Serbinë për mos hapjen të arkiva sekrete të ushtrisë dhe policisë serbe dhe pamundëson përfundimisht zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Krahasimi i arkivave sekrete të Serbisë me raportet informative të Radios Kosova e Lirë dhe Agjencise së lajmeve Kosovapress, është nga veprimet më apsurde dhe shërbimi më i madhë që i bëhet Serbisë!

Tani u kuptua që me udhëzimet e shefit të tij paska folë edhe Besnik Bislimi.

 

Shpërndaje në: