Haxhiu: Albin hipokriti po tallet me kombëtaren dhe emrin e Fadil Vokrrit
Ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj liderit të VV-së, Albin Kurtit i cili ka thënë se ”Haxhiu është një nga personat që po mundohet ta kapë futbollin”.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se i pari i Vetëvendosjes është duke u tallur me Kosovën dhe kombëtaren.
Tutje, ai ka shkruar se etja për pushtet e ka verbëruar Albin Kurtin.
Postimi i plotë i Bekim Haxhiut në Facebook:
Albin Kurti tallet me Kosovën!
Ai tallet me kombëtaren, me himnin, me fanellen e djersitur të dhjetra sportistëve, që e kanë bartur në supet e tyre krenarinë e shtetit të Kosovës.
Ai po tallet me emrin dhe të arriturat e legjendës sonë Fadil Vokrri, me të cilin kisha fatin të punoja dhe udhëtoja për ta ndërkombëtarizuar futbollin e Kosovës .
Etja për pushtet e ka vërbuar Albin Kurtin, ai nuk po e vëren hipokrizinë e tij politike, e cila po i del në pah për çdo ditë. Albini, kur mendoi se LDK po e merr në koalicion filloi t’i thurte elozhe Isa Mustafës dhe LDK-së, duke harruar që e ka quajtur argat të Serbisë dhe fajësuar qeverisjen e tij për vdekjen e Astrit Deharit. Albini i’a fali të gjitha Isës kur i’u kujtua pushteti, mirëpo është Kadri Veseli i cili asnjëherë nuk është friguar nga asnjë koalicion parazgjedhor, sepse ai e ka bërë koalicionin me qytetarët e Kosovës për të luftuar nepotizmin, korrupsionin, abuzuesit e ligjit dhe keqpërdoruesit e parasë publike.
Mbrëmë, Albin hipokriti paska folur për kombëtaren e Kosovës duke më përmendur edhe mua.
Une i them atij se nuk i lejohet të tallet me kombëtaren e Kosovës, për të cilën nuk e ka hedhur një hap të vetëm.
Rruga deri këtu nuk ishte e lehtë, atë e bëmë bashkë me Legjendën Fadil Vokrrin, të cilin Albini nuk e mbeshteti asnjëherë, as atë as kombëtaren e Kosovës, ai edhe sot mohon flamurin e Kombëtares së Kosovës.
Por tani, Albin Kurti për një grusht votash po i pranon të gjitha, për më keq ai po tallet me Kombëtaren e Kosovës dhe nesër do të tallet me atë Kuq e Zi, por populli nuk i harron injorimet që i’u bënë djelmoshave tanë nga Albini dhe partia e tij.
Para se të flas Albini për sport duhet të i’u përgjigjet të gjithë sportistëve dhe adhuruesve të sportit:
Pse Albini nuk votoi Ligjin për Sponzorizime?
Pse nuk votoi buxhetin për Stadionin Nacional dhe Shtatoren e Fadil Vokrrit ?
Unë gjithmonë do të jem përkrah ambasadorëve të shtetit, djemëve të kombëtares së Kosovës, te cilët po na bëjnë krenarë të gjithëve.
Ndersa, Albin, kur ti të punosh vetem 1% sa unë për sport, të bësh foto me kombëtaren e Kosovës, me flamurin e Kosovës, të japim të drejtën edhe të flasësh per të.
Krenar me Kombëtaren e Kosovës dhe sportistët tonë.