Haxhiu e Basha në një vijë: Nuk mundet që Kuvendi të mbahet peng nga Lista Serbe
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kuvendi e ka legjitimitetin dhe kapacitetin për të ushtruar punën e vet.
Ajo ka thënë se situata në të cilën gjenden nuk është ideale dhe se ideale do të ishte në deputeti nga radhët e komunitetit serb Nenad Rashiq do të zgjidhej nënkryetar.
Për moszgjidhjen e tij ajo ka akuzuar partitë që në legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë.
“Përveç kryetarit kemi edhe 4 nënkryetarë, dhe sot vetëm edhe njërin prej tyre ta kishim pasur do të mund të mbanim mbledhjen e Kryesisë sepse duhen 4 anëtarë që mbledhja të fillojë”.
“Nuk mundet që ky Kuvend të mbahet peng nga Lista Serbe apo i kalkulimeve të ndonjë subjekti që refuzon të marrë përgjegjësi … Opozita nuk ka votë kundër Listës Serbe, ka votë kundër për mua, për zonjën Donika Gërvalla, për Hekuran Muratin, për Arbërie Nagavcin, por jo për Listën Serbe”, është shprehur Haxhiu./Periskopi/



