Haxhiu i PDK-së për Kurtin: Kaq keq, kaq zi e kaq paftyrësisht e tradhëtish nuk ka vepru as Esat Pashë Toptani

Haxhiu i PDK-së për Kurtin: Kaq keq, kaq zi e kaq paftyrësisht e tradhëtish nuk ka vepru as Esat Pashë Toptani

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti i cili sot hodhii akuza ndaj ish kryeministrat Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, për marrëveshje të dëmshme sa i përket Asociacionit të Komunave më Shumicë Serbe, shkruan Periskopi.

Haxhiu përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka theksuar se “marrëveshja e Ohrit 2023 të cilën e pranoi Albin Kurti, është e mirë vetëm për Serbinë”.

“Dallimi mes vitit 2013 dhe 2023 në dialog është se me marrëveshjen e vitit 2013 ka pasë njohje de-fakto me nënshkrim, ka pasë integrim të Veriut, ndërsa me marrëveshjen e vitit 2023 ka bosnjizim të Kosovës dhe autonomi”, ka shruar ai ndër të tjera.

Postimi i tij j plotë:

Marrëveshja e Ohrit 2023 të cilën e pranoi Albin Kurti, është e mirë vetëm për Serbinë, sepse krijon autonomi për serbët dhe kishen ortodokse serbe, në preambull rikthen rezolutën 1244 duke zhvleftësuar Pavarësinë e Kosovës.

Dallimi mes vitit 2013 dhe 2023 në dialog është se me marrëveshjen e vitit 2013 ka pasë njohje de-fakto me nënshkrim, ka pasë integrim të Veriut, ndërsa me marrëveshjen e vitit 2023 ka bosnjizim të Kosovës dhe autonomi.

Ky është kryeministri që mburret edhe kur i bën shërbim Serbisë dhe që ka futur Kosovën nën sanksione.

Kaq keq, kaq zi e kaq paftyrësisht e tradhëtish nuk ka vepru as Esat Pashë Toptani.

Shpërndaje në: