Haxhiu: Reformën në drejtësi do ta mbyllim deri në fund të dhjetorit

Haxhiu: Reformën në drejtësi do ta mbyllim deri në fund të dhjetorit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka treguar për herë të parë se synimet e Qeverisë së Kosovës, janë që reforma në drejtësi të përmbyllet deri në fund të dhjetorit të këtij viti.

Ajo ka thënë se me bashkëpunimin e opozitës, reforma në drejtësi, sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, mund të përmbyllet në dhjetor, pasi që sipas saj, nuk kanë mbetur shumë punë.

“Synimet janë që deri në fund të dhjetorit, reforma në drejtësi të përmbyllet si proces. Nuk ka mbetur shumë punë, prandaj nëse ka vullnet nga opozita, që për neve kjo punë të përmbyllet në dhjetor”, ka thënë ajo në “DPT te Fidani”.

Ministrja Haxhiu është shprehur e lumtur që Qeveria e Kosovës ka marrë dritën e gjelbër për Vettingun nga Venecia.

Shpërndaje në: