Haxhiu rëndoi ish-opozitën, Bajrami i kundërpërgjigjet: Dihet ku qëndron LDK’ja në raport me Listën Serbe dhe me tjerët që i krijojnë korridore Radojçiqit

Haxhiu rëndoi ish-opozitën, Bajrami i kundërpërgjigjet: Dihet ku qëndron LDK’ja në raport me Listën Serbe dhe me tjerët që i krijojnë korridore Radojçiqit

Nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka akuzuar rëndë ish opozitën se ka lidhje me Listën Serbe, raporton Periskopi.

Ajo, mbrëmë, deklaroi se ish opozita po shantazhohet prej Listës Serbe pasi që, sipas saj mund të ketë informata për deputetë të tyre.

E sipas saj, kjo është edhe arsyeja që ish opozita nuk është duke thënë asnjë fjalë kundër Listës Serbe.

Kësaj akuze janë kundërpërgjigjur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK’së, Hykmete Bajrami në një prononcim për Periskopin ka thënë se askush sikur LDK nuk e ka dëshmuar besimin ndaj qytetarëve.

Sipas Bajramit, qytetarët e kanë kuptuar tashmë se kush hap koridore për kriminelin sern Millan Radojciq, e po ashtu koordinohen me ta për vota.

“Nuk e besoj që është dikush në Kosovë që mendon se Lidhja Demokratike e Kosovës shantazhohet prej listës serbe. Përkundrazi, besoj që e kemi tregu na veten ka kohë shumë, prej themelimit të LDK’së. E dinë krejt qytetarët e vendit ku qëndron LDK’ja në raport me krejt këta të Listës Serbe dhe me tjerët që krijojnë koridore Radojiciqit dhe koordinohen me grup parlamentar për vota e tjera, kështu që nuk kam ndonjë koment tjetër për atë”, u shpreh ajo për Periskopi.

Haxhiu me hamendësime: Opozita nuk guxon me fol se Lista Serbe po i shantazhon

Shpërndaje në: