Haxhiu shmang komentet për çështjen e presidentit dhe Kuvendit: Sot fokusi janë gratë

Haxhiu shmang komentet për çështjen e presidentit dhe Kuvendit: Sot fokusi janë gratë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu nuk ka pranuar të jap koment kur është pyetur për pritshmëritë lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e presidentit dhe shpërndarjen e Kuvendit.

Haxhiu ka theksuar se sot në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, është më e rëndësishme të diskutohet për të drejtat, problemet dhe sfidat që përballen gratë, sesa për çështje politike ditore.

“Unë mendoj që sot më 8 mars duhet të flasim për të drejtat e grave, problemet e tyre, sfidat me ato që ballafaqohen. Për temat e tjera të politikave ditore do të kem paraqitje tjetër, ju premtoj për këtë, se natyrisht që rrethanat na obligojnë që t’i japim qëndrimet për situatën aktuale,” tha Haxhiu.

Këto komente ajo i bëri pas homazheve në Memorialin “Heroinat” në Prishtinë.

Kujtojmë se presidentja Vjosa Osmani e shpërndau Kuvendin pas moszgjedhjes së presidentit më 5 mars dhe ka konsultuar partitë për datën e zgjedhjeve të parakohshme. /Periskopi

Shpërndaje në: