Haye flet për atë që iu intereson të gjithëve – tregon cilat do të ishin gjasat e Joshua ndaj Fury

Haye flet për atë që iu intereson të gjithëve – tregon cilat do të ishin gjasat e Joshua ndaj Fury

Anthony Joshua – Tyson Fury ishte dueli që pritej nga të gjithë, para se Joshua të pësonte humbje nga Oleksandr Usyk.

Shumë njerëz konsiderojnë Joshuan dhe Furyn si më të mirët e kësaj kohe, me debatin kryesor në boks se cili është më i miri.

Dueli për unifikimin e titujve do të sqaronte gjithçka, por ai po vonon. Të gjithë imagjinojnë se si mund t’i qasej Joshua një dueli me gjigantin e pamposhtur. Një ide rreth kësaj e ka David Haye, i cili ndau disa komente me publikun

“Mendoj nga fuqia e asaj paraqitjeje, do të ishte e vështirë për AJ”, ka thënë Haye, transmeton Periskopi.

“Duke parë paraqitjen e fundit të AJ ndaj Usyk, goditjet që Fury pranoi ndaj Wilder ishte i gatshëm të kthehet dhe të luftojë”, shtoi ai.

“A do ta mposht AJ Furyn? Nuk besoj”, ishin fjalët e anglezit. /Periskopi/

Shpërndaje në: