Haziri: Albin Kurti e përjashtoi Gjilanin nga investimet, bedeli i tij dështoi – Arbëri po vjen
Deputeti i LDK’së, Lutfi Haziri ka akuzuar Qeverinë në detyrë për ndalejm e investimeve në Gjilan, raporton Periskopi.
Ai në Facebook u shpreh se Alban Hyseni, sic e quan ai “bedeli” I Kurtit dështoi në një projekt të vetëm.
Haziri thotë se tani në Gjilan do të jetë Arbër Smajli, pasi sic thotë ai besimi i qytetarëve u nëpërkëmb.
Postimi:
Për 6 vjet, Albin Kurti e përjashtoi Gjilanin dhe Anamoraven nga investimet – ku prekën, e shkretuan!
Për më keq, ai i ndali 114 milionë investime të zotuara nga ne. Per 4 vite, bedeli i tij në Gjilan dështoi edhe në një projekt të vetëm.
Projekti quhet rizhvillimi i Bulevardit “Ibrahim Rugova”. Pse në asnjë rast nuk e permendët?!
A keni tregu se çka bëni me shtatoret e Mulla Idriz Gjilanit, Kadri Zekës e Ramiz Cernices? Ku zhvendosen dhe pse duhet të zhvendosen? Nuk bëhet hajgare me qyetarët e gjallë e kurrë me shtatoret e kolosëve të vendit.
E tani?
Tani më 1 shtator në vend që fëmijët dhe prindërit të gëzohen me çerdhe të reja, hapësira shkollore apo vetë librat e garantuara, ata zgjodhen të mashtrojnë prapë. Para Kuvendit, filluan inagurimin e rizhvillimit të një copë qendre në kundërshtim me PZHK-në dhe planet urbane. Pa leje pune dhe pa buxhet të garantuar, premtuan tunel nëntokësor në zemër të qytetit. Për më keq, paralajmëruan pa leje pune, pa leje rrënimi e ndërtimi, që vazhdojnë me mashtrim.
Duam Autostradën, Impinantin për trajtimin e ujërave të zeza, rrugën e Prishtinës, Parkun e Paqes, çerdhen në “Arbëri”, rrugen për Viti, rrugën e Kumanovës e shumë projekte tjera, të cilat i ndaluat në zbatim. Duhet të jepni llogari, përse nuk i keni bërë. Pse e dëmtuat deri në stërkeqje rrugën “Adem Jashari” dhe “Hamdi Kurteshi”? Ku keni prek, keni shkretu dhe e keni kthy Gjilanin në grope të zezë financiare e avari adminsitrative. Këto janë vepra penale që nuk mund t’i shpëtoni me kohë.
Mos ta harrojmë Stadiumin e Qytetit, i cili do të duhej të ishte i gatshëm tashmë për Ligën e Konferencës.
Mashtrimi nuk kalon! Gjilanasit u dhanë një copë besimi, por e nëpërkëmbët për toke.
Arberi po vjen. LDK, më 12 tetor, besë e shpresë!



