Haziri: Anamorava krejt dashni për LDK-në, më 12 tetor do ndodhë rikthimi i madh

Haziri: Anamorava krejt dashni për LDK-në, më 12 tetor do ndodhë rikthimi i madh

 

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka shpërndarë sot një mesazh mobilizues për zgjedhjet e 12 tetorit, duke e cilësuar këtë datë si momentin e “rikthimit të madh” për LDK-në në Anamoravë.

Në postimin e tij, Haziri ka shkruar:

“Anamorava krejt dashni për LDK-në, më 12 tetor do ndodhë rikthimi i madh.

Sot zhvilluam takim koordinues e mobilizues me kandidatët e LDK-së për kryetarë për Anamoravë, përkatësisht Arbër Ismajli (Gjilan), Sokol Haliti (Viti), Shaip Surdulli (Kamenicë) e Bajrush Ymeri (Novobërdë), ndërkaq në Kllokot e Ranillug, si parti e parë, garojmë me listë zgjedhore për Kuvende Komunale.

Anamorava e Idriz Seferit, Mulla Idriz Gjilanit, Hasan Alisë e Agim Ramadanit, më 12 tetor do t’ia jap krejt dashninë LDK-së, partisë së besës dhe shpresës për qytetarët.

Për projektet zhvillimore e për t’ia rikthyer dinjitetin qytetarëve.”

Haziri ka theksuar rëndësinë historike të rajonit të Anamoravës dhe përkushtimin e LDK-së për ta udhëhequr me dinjitet e zhvillim./Periskopi/

Shpërndaje në: