Haziri: Dorëheqja e kabinetit qeverisës është kërkesë kushtetuese

Haziri: Dorëheqja e kabinetit qeverisës është kërkesë kushtetuese

Lufti Haziri nga LDK-ja tha se partia nuk ndryshon qëndrimin sa i përket votimit të raportit për verifikimin e mandateve.

LDK-ja kërkon që anëtarët e Qeverisë, që janë zgjedhur deputetë, të ofrojnë dorëheqje zyrtare në Kuvend, dhe të mos mbajnë poste ekzekutive.

“Praktikisht, kjo kërkesë është kushtetuese”, tha ai, sa i përket dorëheqjes së anëtarëve të Qeverisë./Periskopi/

Shpërndaje në: