Haziri pas publikimit të dosjes për vrasjen e Xhemajl Mustafës: O Zot, drejtësia po flet

Haziri pas publikimit të dosjes për vrasjen e Xhemajl Mustafës: O Zot, drejtësia po flet

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka reaguar përmes Facebook pas publikimit të dosjes së UNMIK-ut për vrasjen e Xhemajl Mustafës.

“Më në fund, pas 20 vjetësh, doli guximi për zbardhjen e vrasjeve politike. Vrasja e njeriut të urtë, engjëllit shpëtimtar të rezistencës aktive paqësore, po fillon të zbardhet. O Zot, drejtësia po flet. Mos ia fal as në atë botë pas pendimit sepse e vranë engjëllin tuaj në tokë”, ka shkruar Haziri në Facebook, transmeton Periskopi.

Në fund, Haziri ka thënë se “kanë me mbet turpi i sotëm e i historisë”. /Periskopi/

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: