Haziri për refuzimin e gazit amerikan: Politika e keqe e Kurtit na ka kthy dy hapa mbrapa

Haziri për refuzimin e gazit amerikan: Politika e keqe e Kurtit na ka kthy dy hapa mbrapa

Në Greqi ka nisur puna për ndërtimin e terminalit që do të përçojë gazin amerikan për rajonin – të cilin Kosova e qeverisur nga Albin Kurti, ka kohë që e refuzon.

Aty përveç shumë figurave të njohura të politikës rajonale dhe evropiane, kishte marrë pjesë edhe Aleksandër Vuçiqi i Serbisë.

Për projektin e terminalit që do të përfundojë në fund të vitit 2023, kryeministri grek ka thënë se ky është një hap esencial për pavarësim nga gazi rus.

E për refuzimin e gazit amerikan, dhe mos prezencën e Kosovës aty, ka reaguar edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri i cili i tha Periskopit, se kjo gjë e ka kthyer Kosovën dy hapa mbrapa.

Sipas Hazirit Kurti ka shkelur marrëveshjen e Uashingtonit të arritur nga KM Hoti.

“Për fatin tonë të keq. U ba në ceremoni se sa keq e dy hapa prapa na ka kthy. Politika e keqe kundrejt jo vetëm partnerit tonë të madh por dhe bashkëpunimit të madh regjional dhe “pavarësisë “energjetikë për Kosovën. Kosova ka refuzuar rrjetizimin me gaz nga Rusia dhe me çmimin e madh të pranimit të statusit të Pavarësisë me 2007 e nuk është dashtë ta kundërshton projektin amerikan dhe 200 milion dollarët e tyre në pako. Po ashtu ka shkel  marrëveshjen e Uashingtonit të arritun nga KM Hoti.”, ka thënë Haziri në një prononcim Periskopi.

Shpërndaje në: