“Herët Shpat, shumë herët!”, Ali Ahmeti shpreh ngushëllime për vdekjen e këngëtarit

“Herët Shpat, shumë herët!”, Ali Ahmeti shpreh ngushëllime për vdekjen e këngëtarit

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të këngëtarit, Shpat Kasapi.

Përmes një reagimi në Facebook, Ahmeti tha se artisti i la herët, në moshë shumë të re.

“Herët Shpat, shumë herët. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe miqve të Shpat Kasapit për ndarjen e tij të papritur nga jeta në moshë kaq të re”, ka shkruar Ahmeti.

Shpat Kasapi vdiq mëngjesin e së mërkurës në moshën 40-vjeçare, pas një sulmi në zemër.

Ai ishte në Itali, bashkë me ish-bashkëshorten, Selvijen, për kurimin e djalit të tyre.

Për vdekjen e këngëtarit, kanë reaguar figura politike e të estradës shqiptare./Periskopi/

Shpërndaje në: