Hetimet për ‘dallavere’ me vota në Viti, lirohet një i dyshuar, flet avokati Sylaj

Hetimet për ‘dallavere’ me vota në Viti, lirohet një i dyshuar, flet avokati Sylaj

Avokati Kadri Sylaj ka mbrojtur një të dyshuar në rastin e manipulimit të rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme, e për çka tha se pas marrjes në pyetje ai është liruar, raporton Ekonomia Online, transmeton Periskopi.

“Unë kam qenë prej Odës së Avokatëve, i caktuar sipas detyrës zyrtare, me mbrojt një të dyshuar nga Komuna e Vitisë. Intervistimi ka qenë në rregull. Nuk është ndaluar klienti, domethënë i dyshuari është liruar. Pastaj vazhdon procedura. Besoj që do të vazhdojë procedura dhe do të jem i angazhuar edhe deri në fund të procedurës me mbrojt klientin tim për të cilin kam qenë sot prezent kur është intervistuar“, tha ai./Periskopi

Shpërndaje në: