Hetohet vdekja e një pacienti në Entin Special të Shtimes
Policia e Kosovës ka raportuar se një pacient nga Enti Special në Shtime është sjellë pa shenja jete mbrëmë në QKMF-në e kësaj komune.
Siç thuhet në raportin 24-orësh, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është nën hetime”, thuhet nga PK./Periskopi



