Hidhet poshtë miti i famshëm rreth depilimit në zonën intime!

Hidhet poshtë miti i famshëm rreth depilimit në zonën intime!

Për një kohë të gjatë, depilimi në zonën intime është shoqëruar me mitin e famshëm që thotë se diçka e tillë rrit shanset e infeksioneve seksualisht të transmetueshme. Studimet e kryera së fundmi në  “The Ohio State University” vërtetuan se diçka e tillë nuk është e vërtetë. Nga studimi rezultoi se nuk ka asnjë lidhje mes heqjes me dyll të  qimeve publike dhe sëmundjeve si chlamydia apo gonorrea.

Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që të mos përgatiteni para një takimi të tillë. Më poshtë, është renditur një listë me gjërat që duhet të dini para se të depiloheni në zonën intime.

1. Ke shumë përfitime nëse nuk depilohesh në zonën intime!

Qimet pubike veprojnë si mbrojtëse të organit gjenital femëror. Nuk lejojnë bakteret e këqija të hyjnë tek ju për të krijuar një infeksion. Nëse ju depiloheni vazhdimisht dhe nuk lini asgjë atje poshtë, rreziku për të patur probleme gjenitale është më i madh.

2. Shumica e grave mendojnë akoma se heqja me dyll është më higjenike…

Dhe pse ka një list me përfitime higjene që vijnë nga qimet pubike, shoqëria na ka mësuar të kundërtën. Sa më pak, aq më mirë. Shumica e grave mendojnë se janë më të pastra duke qenë krejtësisht të depiluara në zonën intime. Në fakt, sapo i hapëm rrugë papastërtive për t’u futur!

3. Dëmtimet nga depilimi po bëhen gjithnjë e më të shpeshta

Jo të gjitha estetistet dinë të depilojnë në mënyrën e duhur.  Dëmtimet rreth asaj zone jo vetëm që janë të dhimbshme, por duan kohë për t’u rikuperuar.

4. Disa metoda depilimi janë më të sigurta se disa të tjera

Nëse e keni të ngulitur në mendje që s’doni të shihni asnjë qime me sy, ok. Thjesht, tregohuni të kujdesshëm në mënyrën që zgjidhni. Nëse brisku është opsioni i parë dhe i fundit për ju, sigurohuni që ai të jetë i ri, i pastër dhe vetëm  i juaji. Nëse zgjidhni dyllin, bëjini një nder vetes dhe mos e aplikoni në shtëpi. Zona juaj intime meriton më shumë vëmendje dhe dashuri.

Shpërndaje në: