Higuainit nuk ia mbush syrin Milani

Higuainit nuk ia mbush syrin Milani

Sulmuesi i Juventusit Gonzalo Higuain raportohet se është duke hezituar për të kaluar në Milan si i huazuari por megjithatë ai do të takohet me Leonardon të martën.

Sipas Sky Sport Italia, Juve i ka thënë Higuainit që ata do të ishin të lumtur nëse argjentinasi do ti bashkohej Milanit në huazim me opsion që ta blejnë në fund të sezonit.

Mediat megjithatë ka thënë se ai “nuk është i bindur” nga ky propozim por po e pret Leonardon – menaxherin e ri gjeneral të Rossonerëve – për ta siguruar atë që klubi do ta blejë atë në verën e ardhshme.

Kjo sepse ai do të merrte 20 milionë euro nga huazimi nëse sigurohet transferi i plot.

Sky konkludon që 30 vjeçari do të bëhet lojtari më se miri i paguar i Milanit nëse ai e aprovon këtë kalim.

 

Shpërndaje në: