Hill këshilla Kurtit: Puno pak me të dëgjuarit dhe të kuptuarit
Ambasadori amerikan, Christopher Hill ka dhënë këshilla kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit sa i përket cështjes me Serbinë, raporton Periskopi.
Ai në një intervistë për euroneës ka thënë se Kurti duhet të dëgjojë dhe të kuptojë vështrimin e palës tjetër për ta njohur më mirë.
“Tërë cështja në Kosovës, është cështje mjaft emocionale në Serbi. Unë mendoj që gjëja e parë që bën ti si negociator nuk e jep opinionin tënd. Gjëja e parë që bën është të ulesh dhe të dëgjosh dhe personin tjetër që është duke dhënë opinionin e vet, sepse nëse ti jep opinionin tënd nuk e din se kënd ke pranë teje, nuk e din se cka po mendon personi tjetër. Pra, përpqiu të dëgjosh tjetrin, përpiqu të kuptosh se nga vjen personi tjetër dhe më pas përpiqu të gjesh një mënyrë se si ta nxjerrësh këndvështrimin tënd në një mënyrë më të suksesshme.
Mendoj se z. Kurti duhet të bëjë punë pak më të mirë me të dëgjuarit dhe të kuptuarit në vështrimin e palës tjetër”, ka deklaruar ai në euronews.



