Historia e përçudshme e ëndrrave dhe fantazmave të Sheriffit që shokoi dje Real Madridin

Historia e përçudshme e ëndrrave dhe fantazmave të Sheriffit që shokoi dje Real Madridin

Sheriff Tiraspol, klubi moldav që shokoi mbrëmë Real Madridin ka një histori të çuditshme ëndrrash e ‘fantazmash’.

Klubi i vogël i themeluar para 24 viteve, e mposhti Real Madridin në Madrid mbrëmë me rezultat 2-1.

Sheriffi e kishte mposhtur edhe ekipin e Shakhtarit, dhe para përballjeve me Interin është bindshëm i pari në grup me 6 pikë. Real Madridi me Interin e kanë nga një, kurse me 0 pikë është ekipi i Shakhtar Donetsk.

Por, kush është Sheriff Tiraspoli?

Ky klub është pjesë e futbollit moldav, por bazohet në qytetin e Tiraspolit, i cili ndodhet në shtetin e panjohur ndërkombëtarisht të Transnistrisë. Klubi, jeton në një “botë paralele” fantazmagonike në një shtet të cilin nuk en jeh, por në të cilin është kampion i shumëfishtë, shkruan Periskopi.

Për 24 vjet ekzistencë, klubi jo-moldav ka fituar 19 herë titullin e kampionit në Moldavi. Nuk folëm fare për themelimin e saj. Klubi u themelua nga një ish polic me emrin Viktor Gushan, që punonte si punëtor në kompaninë e sigurimeve Sheriff – i cili u bë edhe sponsori kryesor i këtij klubi.

Stadiumi i saj quhet “Sheriff Stadium” dhe ka kapacitet prej 12 mijë e 746 ulësesh.

Ajo që ka fascinuar mbarë dynjanë është pjesëmarrja e këtij klubi në Evropë.

Lojtari që ka mahnitur të gjithë është një mesfushor nga Luksemburgu me emrin Sebastien Thill. Ai mbrëmë shënoi golin e fitores për Sheriffin, edhe pse është në formë huazimi nga ekipi luksemburgas me emrin Progres Niederkorn.

Thill në këmbët e tij kishte një tatuazh ku shfaqej vet ai duke luajtur në Champions League. Ajo që Thill me Sheriffin bëri dje, ishte shumë më shumë se sa thjesht të luante. Ai mposhti ekipin më të madh të këtij kompeticioni.

Pas gjashtë pikëve në grupin ku bën pjesë Interi me Realin, Sheriffi tashmë është thelluar edhe më shumë në botën e tij fantazmagonike./Periskopi

Shpërndaje në: