Hoti për Marrëveshjen e Uashingtonit: Historike, por mundësi e humbur nga Qeveria Kurti

Hoti për Marrëveshjen e Uashingtonit: Historike, por mundësi e humbur nga Qeveria Kurti

Kryeministri i Kosovës në atë kohë, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 4 shtator 2020 nënshkruan marrëveshjen për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Hoti, e ka cilësuar si “mundësi të humbut”

“Po të zbatoheshin projektet e mëdha infrastrukturore të përfshira në këtë marrëveshje, Kosova sot do të merrte rolin e saj si nyje rrugore, hekurudhore dhe energjetike (përmes gazit) në rajon dhe përtej, me Fushë-Kosovën si port i thatë tregtar që do të lidhte portet e Durrësit dhe të Selanikut, për të vazhduar në veri për Evropën Qendrore. Në aspektin politik, marrëveshja solli njohjen nga Izraeli, duke e thyer bllokadën disa-vjeçare të mungesës së njohjeve dhe duke e avancuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës”, ka shkruar ai./Periskopi/

Pesë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit, premtime të mëdha e rezultate të pakta

Shpërndaje në: