Hoti tregon nëse PDK do të përfshihet në Qeverinë e tij

Hoti tregon nëse PDK  do të përfshihet në Qeverinë e tij

Kryeministri Avdullah Hoti sonte në Pressing ka folur nëse koalicioni qeveritar mund të zgjerohet, në këtë rast të përfshihet edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), transmeton Periskopi.

I pari i Qeverisë i cili këto ditë po qëndron në karantinë pasi doli pozitiv me koronavirus, thotë se njëherë për njëherë nuk sheh arsye të kombinimeve të tilla në koalicion.

‘’Koalicioni është duke funksionuar normalisht. Ka tema që duhen diskutuar, por në parim jemi në përputhje me marrëveshjen e koalicionit. Nuk shoh ndonjë arsye që të hyjmë në kombinime të tilla’’, ka thënë ai.

Për nisjen e iniciativës së VV’së për rrëzimin e Qeverisë, Hoti thotë se ‘’Opozita nuk i ka votat për të na rrëzuar’’.PERISKOPI/

Shpërndaje në: