Hovenier: ShBA me USAID-in ndihmoi Kosovën për të dalë nga tmerret e spastrimit etnik nga fashisiti Millosheviq
Ish-ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, reagoi pas shuarjes së Agjencisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), duke shprehur mirënjohje për kontributin e saj në ngritjen e Kosovës pas luftës, raporton Ekonomiaonline.
“Dua të shpreh solidaritetin dhe mirënjohjen time për të gjithë kolegët, veçanërisht ata nga USAID-i, për gjithçka që kanë bërë për këtë komb, sidomos në një vend sikurse Kosova, popullin e së cilit e kemi ndihmuar të dalë nga tmerret e spastrimit etnik të regjimit të ish-udhëheqësit fashist të Serbisë, Sllobodan Millosheviqit, dhe për të ndërtuar një shoqëri funksionale, demokratike dhe të suksesshme”, tha Hovenier./Periskopi/



