Hoxha i VV-së pretendon që BE-ja ia hidhte Kosovës me ‘biondina’ si Mogherini

Hoxha i VV-së pretendon që BE-ja ia hidhte Kosovës me ‘biondina’ si Mogherini

Elvis Hoxha nga Vetëvendosje është lëshuar në fyerje të ulta e banale krahas argumenteve ku mbron liderin e tij, Albin Kurtin.

Ai ka deklaruar se “BE-ja nuk do t’ia hedhë më me biondina alla Mogherini që tallen me gjashtë burra qesharakë mes flamujve e kamerave.”

Komenti fyes i z. Hoxha ndaj Mogherinit bëhet duke u përpjekur të sulmojë kundërshtarët politikë të kryeministrit, përcjell Periskopi.

“Lajçaku do të jetë i detyruar të mësojë para çdo takimi, sovranitetin e Kosovës.” – shprehet më tej ai.

Ai më pas fyen edhe Agim Veliun.

Mogherini ka qenë Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë prej vitit 2014 e deri më 2019. Po ashtu, ajo ka qenë edhe ministre e Punëve të Jashtme të Italisë.

Statusi i plotë:

Presidenti Vuçiç harron se prej kohës kur Beogradi provokonte dhe sulmonte kanë ndryshuat shumë fakte subjektivë dhe objektivë:

– objektive: Kosova është e pavarur.

– Subjektive: me qeverinë Kurti Kosova do ta ushtrojë gjithnjë e më shumë pavarësinë e vet e kjo gjë normalisht do t’i pëlqejë. Deri tani Kosova kryente marrëveshje për hir të Serbisë e jo vetvetes.

– Objektive dhe subjektive: BE-ja nuk do t’ia hedhë më me biondina alla Mogherini që tallen me gjashtë burra qesharakë mes flamujve e Kamerave. Jo më ! Lajçaku do të jetë i detyruar të mëojë para çdo takimi sovranitetin e Kosovës.

– Objektive: Tipat si Agim Veliu do të kenë ngatërresa në kujtesë. Ata do të harrojnë se takoheshin me Grenellin për reciprocitetin e shkëmbimeve të territoreve të Kosovës, madje do të kenë haluçinacione të së kundërtës. Subjektive: votuesi i LDK-së do të tregojë se voton njëkohësisht edhe Veliun edhe Gashin, edhe pse ata thonë të kundërtën në lidhje me sovranitetin e Kosovës.

Shpërndaje në: