Hoxhaj i reagon Bislimit pasi përmendi luftën: E shpalli veten negociator të dështuar

Hoxhaj i reagon Bislimit pasi përmendi luftën: E shpalli veten negociator të dështuar

Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, është shprehur i shqetësuar për gjendjen e politikës së jashtme të vendit, ndërsa ka thënë se shndërrimi i politikës së jashtme në një “mekanizëm për të mos bërë asgjë” ka bërë që Kosova të paraqitet ndërkombëtarisht si “shtëpi kartoni”.

Reagimi vjen në kontekstin e një kritike të ashpër ndaj drejtuesve aktualë politikë të vendit, të cilët, sipas Hoxhajt, kanë shndërruar politikën e jashtme në një mjet “për të fshehur dobësinë e tyre psikologjike”.

Në veçanti, Hoxhaj fokusohet te deklarata e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili në një intervistë për një medium ukrainas, tha se “duhet të jemi gati për luftë”.

Hoxhaj e konsideron këtë deklaratë si një shembull tipik të politikanëve të padijshëm, të cilët ngatërrojnë qëndrimin politik me “ndjeshmërinë e lidhjes me publikun”.

Sipas tij, me deklaratën e dhënë për luftë, Bisimi “e ka shpallë veten negociator të dështuar”.

“Shndrrimi i politikës së jashtme të Kosovës si një mekanizëm për të mos bërë asgjë, ka bërë që Kosova të paraqitet ndërkombëtarisht si një shtëpi kartoni, në të cilën çdo minut mund të shpërthejë lufta, duke treguar më shumë profilin personal të aventurierëve politikë që drejtojnë sot Kosovën, mungesën e dijes në komunikim ndërkombëtar dhe arrogancën si mënyrë për të fshehur dobësinë e tyre psikologjike! I nisur nga dëshira për të treguar se po bënë diçka, i pavetëdijshëm për përgjegjësinë dhe i humbur në kohë e hapësirë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, është shembull tipik i politikanit gjithsesi të padijshëm që ngatërron kuptimin e qëndrimit politik me ndjeshmërinë e lidhjes me publikun, kur deklaroi në mediumin ukrainas se “duhet të jemi gati për luftë”. Kur negociatori dështon, ai flet për luftën. Me këtë lloj deklarate Besnik Bislimi e ka shpallë veten negociator të dështuar”, tha Hoxhaj.

Shpërndaje në: