Hoxhaj për liberalizimin e vizave: Joparimore qasja bllokuese e disa shteteve anëtare të BE-së

Hoxhaj për liberalizimin e vizave: Joparimore qasja bllokuese e disa shteteve anëtare të BE-së

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, e ka mirëpritur qëndrimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se qasja bllokuese e disa shteteve ndaj procesit të liberalizimit është joparimore.

“E përshëndes vullnetin e Parlamentit Europian për të pranuar se qytetarët tanë meritojnë liberalizim vizash!Qasja bllokuese e disa shteteve anëtare është joparimore dhe një antitezë kundër vetë BE-së dhe jo vetëm kundër Kosovës!”, ka shkruar Hoxhaj.

Shpërndaje në: