Hoxhaj viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë

Hoxhaj viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë

Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj ka njoftuar se i ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka shkruar se ka vizituar në Hagë miqtë e tij, ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli.

“Sot vizitova miqtë e mi, Hashimin dhe Kadriun! Të vendosur e besimplotë që drejtësia do të triumfojë! Historinë e lirisë nuk mund ta ndryshojë askush!”, ka shkruar Hoxhaj.

Shpërndaje në: